Kalo te përmbajtja
Suport

Si mund t'ju ndihmojmë?

Jemi në linjë 24 orë në ditë, 7 ditë të javës.

Suport 24/7, nga njerëz të vërtetë

Asnjë menu pa fund. Telefononi dhe flisni me dikë që e njeh rrjetin.

+355 44 800 000Na shkruani në WhatsApp+355 69 708 0080
Suport

Pyetje të shpeshta.

Nuk e gjeni përgjigjen? Telefononi +355 44 800 000, 24 orë në ditë, ose:

Na shkruani në WhatsApp+355 69 708 0080

Si bëhet instalimi i internetit me fibër optike?

Instalimin e bën shpejt ekipi ynë teknik dhe modemi WiFi 6 përfshihet në çdo paketë. Ju paguani abonimin mujor të paketës që zgjidhni.

Cila shpejtësi interneti më duhet?

Për shfletim dhe streaming në 1–2 pajisje mjafton 100/50 Mbps. Për familje me shumë pajisje, lojëra online ose punë nga shtëpia rekomandojmë 300/100 ose 500/200 Mbps. Paketa 1000/300 Mbps është për përdorues që shkarkojnë dhe ngarkojnë skedarë të mëdhenj çdo ditë.

A mund ta kombinoj internetin me TV?

Po. Paketat Internet + TV përfshijnë kanalet e Tring dhe DigitAlb në platformën hibride OTT: deri në 111 kanale, kanalet kombëtare tokësore, VOD, CatchUp TV dhe regjistrim programesh.

Si ta di nëse rrjeti Fiberstorm mbulon adresën time?

Telefononi në +355 44 800 000, na shkruani në WhatsApp ose vizitoni një nga dyqanet Trinet.

Si mund ta paguaj faturën online?

Faturën mund ta paguani në Kujdesi Im, nga butoni “Paguaj online” në krye të faqes, ose nga aplikacioni Trinet për iOS dhe Android.

Çfarë duhet të bëj në raste problematikash?

Probleme me Internetin dhe Modemin (WiFi)

  • Pse pulsojnë dritat ose pse drita LOS është e kuqe?

    • Dritat që pulsojnë: Është normale kur modemi po ndizet. Nëse vazhdon gjatë, fikeni dhe ndizeni sërish.
    • Drita LOS e kuqe: Kjo do të thotë se ka një këputje kablli ose mungesë sinjali nga jashtë. Provojeni një herë ta fikni/ndizni, por nëse mbetet e kuqe, na telefononi menjëherë në 044 800 003.
  • Përse nuk kam internet?

    Mos u shqetësoni, shpesh zgjidhja është shumë e thjeshtë. Provoni këto me radhë:

    • “Rregulli i artë”: Fikeni modemin nga priza, pritni 15 sekonda dhe ndizeni përsëri. Kjo zgjidh shumicën e problemeve.
    • Fjalëkalimi: Nëse po rilidheni, kini kujdes shkronjat e mëdha dhe të vogla të fjalëkalimit të WiFi.
  • Modemi nuk ndizet fare (nuk ka drita)

    • Kontrolloni nëse kablloja e korrentit është futur mirë në prizë dhe pas modemit.
    • Sigurohuni që butoni i ndezjes (mbrapa modemit) të jetë i shtypur.
    • Nëse përsëri nuk ndizet, provoni një prizë tjetër shtëpie. Nëse asgjë nuk ndryshon, na vizitoni në dyqan sepse mund të ketë defekt pajisja.
  • Si të ndryshoj emrin ose fjalëkalimin e WiFi?

    Nëse doni t'i vendosni një emër personal rrjetit tuaj:

    1. 1Hapni Google ose Safari në telefon/kompjuter dhe shkruani numrat: 192.168.100.1 (ose numrin që shihni në etiketën pas modemit).
    2. 2Shkruani emrin dhe fjalëkalimin që ndodhet në etiketën e modemit (zakonisht: admin).
    3. 3Shkoni te seksioni WLAN ose Wireless dhe shkruani emrin dhe fjalëkalimin e ri që dëshironi. Mos harroni të shtypni Save (Ruaj).
  • Pse interneti është i ngadaltë?

    • Vendndodhja: Modemi duhet të qëndrojë në një vend të lartë dhe të hapur, jo i fshehur pas mobilieve apo mureve të trashë.
    • Largojeni nga pengesat: Mbajeni modemin larg mikrovalës ose telefonave fiks pa tel, pasi ato prishin valët e internetit.

Probleme me Televizionin

  • Nuk hapet asnjë kanal?

    Ndiqni këtë radhë veprimesh:

    1. 1Fikni modemin e internetit nga priza dhe ndizeni sërish.
    2. 2Pasi të vijë interneti, fikni dhe ndizni dekoderin.
    3. 3Kontrolloni kabllon që lidh modemin me dekoderin (duhet të jetë e fiksuar mirë).
    4. 4Sigurohuni që dekoderi ka dritë jeshile/blu. Nëse është e kuqe, shtypni butonin e ndezjes në telekomandë.
  • Telekomanda nuk punon?

    • Provoni fillimisht të ndërroni bateritë.
    • Nëse drita e vogël në majë të telekomandës nuk ndizet kur shtypni butonat, atëherë telekomanda duhet ndërruar pranë dyqaneve tona.
  • Në ekran shkruhet “No Signal” (S'ka Sinjal)

    Kujdes: Ky mesazh vjen nga televizori juaj.

    1. 1Merrni telekomandën e Televizorit.
    2. 2Shtypni butonin Source ose Input.
    3. 3Zgjidhni opsionin ku është lidhur kablloja, p.sh. HDMI 1 ose HDMI 2.
  • Pamja ngec ose dalin “katrorë”

    • Kjo ndodh kur interneti nuk është i qëndrueshëm.
    • Zgjidhja më e mirë: Lidheni dekoderin me modemin me kabllo (LAN) dhe jo me WiFi. Kablloja është gjithmonë më e sigurt për televizorin.
  • Nuk ka zë?

    • Kontrolloni volumin te telekomanda e dekoderit, por edhe te telekomanda origjinale e Televizorit. Njëra prej tyre mund të jetë pa zë (Mute).